
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar nisjen e ofensivës tokësore të Izraelit ndaj Libanit për të cilën u shpreh se qëllimi i tyre është neutralizimi i Hezbollahut.
Ai tha se ushtria izraelite i ka dhënë provat se nuk pyet për ligjet dhe ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se dhe kërcënimet e Hezbollahut nga ana tjetër kundrejt Izrealit kanë qenë të shpeshta dhe evidente.
Sipas tij, trupat tokësore janë gjithmonë të rrezikshme dhe se praktikisht bota është në luftë botërore.
Akoma nuk jemi të sigurtë nëse ka pushtim të Libanit apo jo. Pozitat izraelite deri tani janë se ato kanë ndërhyrë me qëllim neutralizimin e Hezbollahut që është i përqendruar në atë pjesë. Megjithatë situata mund të precipitojë, nga njëra ana ushtria izraelite ka dhënë prova se nuk pyet për ligjet dhe thirrjet e ndërkombëtarëve, nga krahu tjetër Libani ka diçka ndryshe nga Palestina.
Libani është një shtet i rregullt, i njohur nga kombet e bashkuara padyshim që kanë sfidat e tyre të sigurisë një prej tyre është Hezbollahu dhe si e tillë është problematike në raport me Izraelin që të kërkojnë mbrojtjen e jetëve të njerëzve të vetë dhe patjetër që muajt e fundit pavarësisht motivit, ngacmimet e herë pas hershme të Hezbollahut në drejtim të Izraelit kanë qenë të shpeshta dhe evidente.
Kjo sipërmarrje përderisa e la pas sulmin ajror me mënyra të ndryshme dhe specifika të veçanta ushtarake të Hezbollahut ka sjellë viktima të pafajshme në civil, nga ana tjetër futja në terren me trupa ushtarake me këmbësorinë është gjithmonë shumë e rrezikshme dhe për palën që po bënë mësymjen.
Vërtetë ato realizojnë një krehje, por kanë risk shumë të lartë të humbjes së jetëve të palës sulmuese dhe zgjatjes së luftimeve shumë më tepër se sulmet ajrore. Vatrat janë shumë, bota është në luftë botërore në shumë fronte dhe shtete, praktikisht jemi në luftë botërore por nuk e kemi zyrtarizuar. Në konfliktin e fundit në territorin e Libanit faktori ndërkombëtar që deri tani me durim kanë shtrënguar dhëmbët nuk janë futur sepse po të futet faktori cinik mendoj se do jetë e pashmangshme lufta e tretë botërore.



