Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, thotë se qëndresa e opozitës sapo ka filluar. Në ditën e gjashtë të protestës, Basha tha se ajo që nuk e do reformën në drejtësi është maxhoranca.
“Fjalët e Ramës se ne kemi frikë nga reforma në drejtësi nuk ka zog gomari t’i besojë. PS nuk e do këtë reformë. Ne e bëmë punën tonë në Parlament. Për institucionet që do të kontrollojnë sistemin e drejtësisë Edi Rama dhe Ilir Meta propozojnë 27 kandidatë për 29 vende. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime. Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat, që kanë vjedhur e shpërdoruar qindra miliona euro të drogës dhe korrupsionit. Le t’i hapim rrugë qeverisë teknike. Le të ndryshojnë 7 ligjet që i bënë përshesh dhe ne do të na kenë aty. Qëndresa jonë sapo ka filluar. Beteja jonë po merr hov nga dita në ditë”, tha ai.



