Trump në OKB: Irani 'mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim'

Trump në OKB: Irani 'mbjell kaos, vdekje dhe shkatërrim'

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar udhëheqjen iraniane, duke e akuzuar atë për mbjellje të "kaosit, vdekjes dhe shkatërrimit" në të gjithë Lindjen e Mesme. 

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ai mbrojti vendimin e tij për të braktisur marrëveshjen bërthamore. 

Trump nënvizoi jo pa mburrje se administrata e tij kishte shënuar arritje më shumë se pothuajse çdo administratë tjetër në historinë e SHBA. 

Fjalët e tij u përcollën me nënqeshje, por Trump duke qeshur tha: "Nuk e prisja këtë reagim". 

Shtetet e Bashkuara janë më të forta, më të pasura dhe më të sigurta, këmbënguli ai. 

Ai gjithashtu mbrojti mbështetjen e administratës së tij për përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut dhe linjën e ashpër në tregtinë me Kinën.

Megjithatë, një nga temat e tij kryesore ishte e drejta e Amerikës për të ndjekur rrugën e vet në botë.

"Unë nderoj të drejtën e çdo kombi në këtë dhomë për të ndjekur zakonet, besimet dhe traditat e veta", tha ai.

"Shtetet e Bashkuara nuk do t'ju tregojnë se si të jetoni, punoni ose adhuroni, ne vetëm kërkojmë që ju ta nderoni sovranitetin tonë në kthim"

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në OKB, më 25 shtator

 

Duke folur pas z. Trump, presidenti francez i qendrës tha se ai "nuk do të ndalte kurrë përkrahjen e parimit të sovranitetit", por nuk duhet të përdoret si armë.

"Nuk do ta lë parimin e sovranitetit të popujve në duart e nacionalistëve që e përdorin për të sulmuar universalitetin e vlerave tona", tha ai.

Duke u përgjigjur për dialog, ai tha: "Nuk besoj në ligjin më të fortë ... Besoj në një mënyrë të tretë që na detyron të shtyjmë një model të ri, një ekuilibër të ri global.

"Ne nuk do të fitojmë në shekullin 21 përveç me një multilateralizëm të fortë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy