Moska dhe Pheniani do të zhvillojnë marrëveshjet e tyre tregtare dhe të sigurisë, të imunizuar nga presioni nga Perëndimi, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin, përpara vizitës së tij në Korenë e Veriut të martën.
Presidenti rus listoi qëllimet e tij në një artikull të botuar nga e përditshmja kryesore e DPRK, Rodong Sinmun.

Për të sjellë "më shumë demokraci dhe stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare", Rusia dhe Koreja e Veriut "do të zhvillojnë tregti alternative dhe mekanizma të zgjidhjeve reciproke që nuk kontrollohen nga Perëndimi, së bashku do të kundërshtojnë kufizimet e paligjshme të njëanshme dhe do të formësojnë arkitekturën e sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi", shkruan Putin.
Ai u zotua gjithashtu të rrisë "ndërveprimin mes njerëzve" në dy vendet, duke përfshirë "lëvizshmërinë akademike" midis institucioneve të arsimit të lartë, turizmit, "si dhe shkëmbimet kulturore, arsimore, rinore dhe sportive" për të nxitur besimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe mirëqenien.
Putin u kujtoi koreanëve se ushtria sovjetike i ndihmoi ata në çlirimin e tyre nga pushtimi japonez në vitin 1945 dhe se Moska ishte e para që njohu DPRK dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Phenianin. Bashkimi Sovjektik gjithashtu ndihmoi në rindërtimin e vendit pas shkatërrimit të Luftës së Koresë (1950-1953), ndërsa Jugu mbështetej nga SHBA.



