
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten vendimin e pranimit të kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Lidhur me këtë gazetari Xhevair Zhabina në studion e MCN Live deklaroi se akuzat janë të njëjtat me të 15 viteve më parë dhe se konkluzioni do të jetë i shpejtë pasi nuk do të jenë të nevojshme dëshmitë. Sipas tij e gjithë ka ndodhur, për shkak se Mediu ishte i vetmi person i cfili nuk ishte gjykuar deri më tani.
Në fakt ishte e pritshme duke qenë se gjykata do e pranonte kërkesën për ta kaluar këtë çështje për gjykim, por duke qenë se Mediu nuk ka qenë person i gjykuar më parë pikëpyetja ime më e madhe është nëse kemi prova të reja por kuptoj se ky nuk është qëllimi, qëllimi është që Mediu të përballet në gjykatë. Akuzat janë të njëjta të 15 viteve më parë pavarësisht akuzave të familjarëve të kësaj tragjedie të cilët kërkuan rëndimin e akuzës, atë tëshpërdorimit të detyrës me pasojë vdekjen.
Në vijim ai theksoi se ajo që mbetet interesante është fakti me cilët ka bashkëpunuar Mediu për ngritjen e asaj punishteje në Gërdec që solli vdekjen e 26 personave.
Nëse kemi një bashkëpunim duhet të na thotë dhe me cilët ka bashkëpunuar. I vetmi person i cili nuk është përballur është Luan Hoxha, dhe nuk di të them nëse ka një dëshmi të atij personi që implikon Mediun në këtë çështje prandaj duhet parë me interes dhe procesi i gjykimit. Çështja do gjykohet në vendin ku janë aktet, do shkohet direkt në konkluzionet të prokurorisë dhe palës mbrojtëse.
Më tej Zhabina u shpreh se ishte gjykata apelit që e rikthehu këtë çështje pra që Mediu të merret i pandehur, ku sipas tij interesante është provat që do paraqesë prokuroria dhe provat që do sjellë avokati mbrojtës.
Do jenë ato prova të 15 viteve apo prokuroria e posaçme ka punuar. Mendimi im ka qenë që Mediu të përballet në gjykatë dhe nëse do ketë fajësi apo pafajësi duhet të presim dhe besoj se do jetë një çështje që do të zgjidhet shpejt, por duhet parë çfarë të rejash ka dosja dhe mendoj se Mediu është i vetmi person që nuk është gjykuar, mendoj se ky është ai detaji që ka dërguar Mediun në gjykatë.



