Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në terren, në klubet e natës dhe në tallava, për persona me precedentë penalë, në kërkim apo për sende të kundraligjshme. Në total u kontrolluan 120 mjete dhe u shoqëruan 25 shtetas për verifikim, ku 16 prej tyre ishin balerina.



