Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje në ‘Zonë e Lirë’ për ish-oficerin e Antidrogës, Dritan Zagani se ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ‘dekonspirim’, vjen përgjigja e këtij të fundit. Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Zagani kujtoi një fjalë të vjetër të popullit nga zona që ai ka origjinës, Bushati i Shkodrës; ‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’. Mes të tjerash ai ironizoi Ramën, nëse ky i fundit e ‘akuzonte’ se vinte nga Tropoja.
“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!
P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”, shkruhet në postimin e Zaganit, ish-kreu i antidrogës në Fieri, e cili tashmë ndodhet në Zvicër bashkë me familjen, pasi ka fituar azil politik.
Ndërkohë, kryeministri Rama pohoi dje se: “E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit”.



