
Hilary Mantel , shkrimtarja e suksesshme britanike, gruaja e parë që fitoi çmimin Booker Prize dy herë, në 2009 dhe 2012, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare.
Lajmi është konfirmuar në emër të familjes nga botuesi i saj.
E lindur më 6 korrik 1952 në Glossop, e diplomuar për drejtësi në Sheffield, Mantel fitoi famë letrare në fillim të viteve 2000, pasi bëri debutimin e saj si kritike. Shkrimtarja gjithashtu ka jetuar në Botsvana dhe Arabinë Saudite.
Popullaritetin Hilary Mantel e fitoi pas trilogjisë për figurën e Thomas Cromwell, ministrit të fuqishëm të Henrikut VIII famëkeq.
Trilogjia filloi me romanin 'Ëolf Hall' (Booker në 2009), vijoi me librin 'Anna Bolena, një çështje familjare' (Booker në 2012), dhe përfundoi në 2020 me 'Pasqyra dhe drita'.
E përkushtuar gjithashtu ndaj çështjeve politike dhe sociale, Mantel nuk i ka shpëtuar polemikave ndër vite.



