Sveçla: Vuçiçi gënjeshtar kronik, djali i tij u ndalua vetëm një herë

Sveçla: Vuçiçi gënjeshtar kronik, djali i tij u ndalua vetëm një herë

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, e ka konsideruar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç një “gënjeshtar kronik”. Ai sqaroi se djali i Vuçiç, Danilo, u ndalua vetëm një herë nga Policia e Kosovës. Presidenti serb tha se djali i tij u ndalua nga autoritetet e Kosovës tre herë, teksa mori pjesë në festën e Vidovanit në Graçanicë. “Ai ka hyrë në Kosovë si qytetar i rëndomtë. Nuk ka procedura të veçanta për qytetarët e rëndomtë. Ai u shfaq më pas në Graçanicë me këtë bluzë provokative. Policia ka ndal veturat që janë sjell në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar heqja e kësaj bluze provokuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo është e gjitha dhe ata janë larguar drejt Serbisë. Ne e dimë që Vuçiçi ka qenë ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit, por se është gënjeshtar kronik po na vërteton çdo herë. Djali i tij nuk është ndal tre herë, por veç një herë në dalje të Prishtinës”, ka thënë Sveçla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy