Dy të rinj nga Kruja që po i shisnin eksploziv një tjetër grupi kriminal, u arrestuan këtë të enjte nga Policia e Durrësit.
Në total u sekuestruan 40 kallëpë eksploziv C4 dhe 100 kapsolla detonatore.
Operacioni u kodua “Qarku i mbyllur” dhe policia thotë se vijon puna për të identifikuar persona të tjerë që janë përfshirë në këtë rrjet kriminal.



