Atentati/ AMP: Po verifikohet rektrutimi i Shaljanit. Pezullohet zinxhiri komandues i strukturës  Forcës së Posaçme

Atentati/ AMP: Po verifikohet rektrutimi i Shaljanit. Pezullohet zinxhiri komandues i strukturës Forcës së Posaçme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me punonjësin e kësaj strukture, Mustafa Shaljani alias Sheqeri,  i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani. 

 

AMP bën me dije se ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave të ndjekura për rekrutimin e tij. Ndërkaq drejtrori Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy