Kënduan për UÇK-në, Mali i Zi dëbon 5 Shtetas të Kosovës

Kënduan për UÇK-në, Mali i Zi dëbon 5 Shtetas të Kosovës

Pesë turistëve nga Kosova iu është ndaluar qëndrimi në Mal të Zi për gjashtë muaj dhe janë gjobitur me 360 Euro pasi kënduan për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Siç raportojnë mediat malazeze, ndaj të rinjve nga Kosova është ngritur kallëzim për kundërvajtje për shkak të shkeljes së Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së mërkurës në Peristan të Ulqinit, kur shqiptarët nga Kosova, sipas autoriteteve të Malit të Zi kanë bërë sjellje të pahijshme, duke kënduar me zë këngë për UÇK-në, të shoqëruara me brohoritje. Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Prishtina, pak muaj më parë, një tjetër shqiptar nga Kosova u dëbua nga Maqedonia e Veriut dhe u gjobit, pasi shpalosi flamurin kuqezi në kalanë e Ohrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy