Rama-Netanjahu/ Beqiri: Vizitë me rëndësi për ne. Zonja: Të dy palët po e përdorin për politikë të brendshme

Rama-Netanjahu/ Beqiri: Vizitë me rëndësi për ne. Zonja: Të dy palët po e përdorin për politikë të brendshme

Avokati dhe pedagogu Evarist Beqiri duke folur për “Mcn Informacion” për takimin Rama-Netanjahu në Izrael, theksoi se kjo është një vizitë e rëndësishme për një vend të vogël si Shqipëria. 

 

“Për mua çdo vizitë që lidh marrëdhënie me shtete të rëndësishme, për një vend të vogël si Shqipëria, është e rëndësishme. Shqipëria s’është superfuqi ekonomike dhe ushtarake, por është fuqi morale e jashtëzakonshme, dhe ky ishte një rast për ta shfrytëzuar këtë aset dhe për ta kthyer pse jo në doktrinë të politikës së jashtme.

 

Izraeli një fuqi rajonale dhe përtej, kështu që ne kemi çfarë përfitojmë në këtë raport. Uroj që të mos ngelet vetëm në kuadrin e vizitave dypalshe. Duhet shkuar përtej kësaj, duhen përkthyer në tregues të rritjes të bashkëpunimit, ushtarak, inteligjencë, kudo. 

 

Shqipëria ofron si partner kredibilitet. Jemi treguar si besnikë me ata partnerë që kemi qenë. Për një vend si i joni ka rëndësi lidhja e partneriteteve strategjike. Nuk besoj se përbën problem për BE-në lidhja e marrëdhënieve me Izraelin, pasi është shtet demokratik në atë rajon. Momenti, toni, që mund t’i jepet narrativës, mund të diskutohet”.

Gazetari Sebastian Zonja theksoi se të dy palët po e përdorin takimin për politikë të brendshëm. Sipas tij Izraeli kërkon një PR të rinovuar pas asaj që ka ndodhur në Gaza dhe një aleancë për çarmatimin e Iranit.

 

“Në aspektin politik nuk shohim të ketë përfitime. Izraelitët janë ekspertë në bujqësi, arsim, kanë efikasitet në sulm, sistem mbrojtës jashtëzakonisht të mirë. Në cilën në këto aspekte ka bërë marrëveshje shteti shqiptar? E shoh si përfitim dypalësh, e përdor Netanjahu për interesa të vetme në Izrael, dhe Rama për kredi personale. Duhet të kishim një deklaratë, është detyrim si vend anëtar që së paku të thoshim: Ne jemi pjesë e Statutit të Romës, duam të shkojmë në BE. Ne s’e zbatojmë këtë vendim në rast se vjen Netanjahu. 

 

Kjo është A-ja që bën një shtet serioz nëse ai do vinte si mik në Shqipëri dhe kur ne shkojmë atje. Akuzohet për korrupsion Netanjahu dhe është çështje e brendshme politike atje, dhe përdorimi i narrativës që politika e jashtme e Ramës, që shkon në Izrael, për të ndërtuar ura me SHBA-të dhe vende të tjera për të thënë këtu që shihni kush jam unë, nuk vlen. Përdorimi i politikës së jashtme për çështje të brendshme nuk vlen!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy