
Teksa sot Dibra ka votuar për kryetarin e saj të ri të bashkisë nuk kanë munguar as incidentet ku një person është shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta një komisioner.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Kudret Feraku, 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Qemal Spahiu, 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.



