Të paktën 8 protestues vdiqën në Bangladesh gjatë përleshjeve midis demonstruesve që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina dhe mbështetësve pro-qeveritar, raportojnë policia dhe burimet mjekësore.
Tre viktima u raportuan në rajonin verior të Pabna, dy në rrethin verior të Rangpur, dy të tjerë në rrethin Munshiganj të kryeqytetit Dhaka dhe një në lagjen perëndimore të Magura.
Protestat e studentëve muajin e kaluar nisën me kërkesën për t’i dhënë fund një sistemi kuotash për vendet e punës në qeveri duke i cilësuar diskriminuese.
Sipas protestuesve, 30% e punëve të tilla ishin të rezervuara për familjet e veteranëve që luftuan në luftën e pavarësisë së Bangladeshit kundër Pakistanit në 1971.
Protestat filluan në mënyrë paqësore, por u shndërruan në të dhunshme pasi studentët në Universitetin e Dhakës u përleshën me policinë dhe aktivistët e një krahu studentor të partisë në pushtet Aëami League më 15 korrik.
Që atëherë, më shumë se 200 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur.



