Hapet gara për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit/ Balluku jep detaje të projektit 

Hapet gara për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit/ Balluku jep detaje të projektit 

Është hapur sot gara ndërkombëtare për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. 

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se “Kjo hekurudhë lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cilin ndajmë histori, tradita dhe mbi të gjitha aspiratën për t’u bërë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian”.

Drupal Ad

Balluku bëri me dije se linja nga Vora në Hanin e Hotit është 120 km e gjatë, dhe parashikohet të ketë 12 stacione dhe 12 ura, si dhe një tunel me gjatësi 320 metra në zonën e Lezhës. 

Shpejtësia e udhëtimit pritet të jetë 120 km/h, ku pritshmëritë janë që rruga të përshkohet për dy orë mesatarisht me një fluks vjetor 2,3 milionë pasagjerëve, ose 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit. 

Granti i Bashkimit Europian për rehabilitimin e hekurudhës kap shifrën 136 milionë euro.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy