Kongresi Amerikan, thirrje Bullgarisë: Hapini rrugë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Kongresi Amerikan, thirrje Bullgarisë: Hapini rrugë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Bullgarisë të arrijë një marrëveshje përfundimtar që i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, dhe si pasojë edhe Shqipërisë. Në një letër që dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Uashington thuhet se bisedimet e anëtarësimit duhet të nisin para fundit të vitit.  

Bullgaria duhet të arrijë një zgjidhje përfundimtare për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që kjo e fundit së bashku me Shqipërinë të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE para fundit të vitit”, thuhet në letrën e Claudia Teni dhe William Keating drejtuar ambasadorit Tihomir Stojçev.

Anëtarët e Kongresit kanë shprehur mbështetje të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit kanë pranuar se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kërkesat për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, mbetet një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut që po e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë ato bisedime”, thuhet ne letër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy