Për të pestën ditë me radhë, Shqipëria ka shënuar një numër të lartë të infektuarish me koronavirus, duke kapur shifër rekord ditën e sotme me 48 të prekur me virusin e rrezikshëm.
Nga një rishikim i shifrave prej datës 1 qershor, që shënoi lehtësimin e masave, sot numri i të prekurve është 8-fishuar.
Konkretisht numri i të prekurve nga data 1 qershor deri në 13 qershor ka qenë si më poshtë:
1 qershor 6 të prekur, 2 qershor 21 të prekur, 3 qershor 20 të prekur, 4 qershor 13 të prekur, 5 qershor 15 të prekur, 6 qershor 20 të prekur, 7 qershor 14 të prekur, 8 qershor 17 të prekur, 9 qershor 36 të prekur, 10 qershor 42 të prekur, 11 qershor 44 të prekur, 12 qershor 31 të prekur, 13 qershor 48 të prekur.
Ndërkohë, 5 ditët e fundit (nga data 9 qershor), kur kurba erdhi në rritje, e deri sot, numri i të prekurve me koronavirus kap shifrën 201. Këtyre shifrave shqetësuese i shtohen edhe shtrimet në spital që janë rritur, ku vijojnë shtrimet në spitalin Infektiv, kryesisht nga Tirana.
Këtyre shifrave shqetësuese i shtohen edhe shtrimet në spital që janë rritur, ku vijojnë shtrimet në spitalin Infektiv, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Po ashtu, disa ditë rresht me viktima janë shënjar në situatën epidemiologjike, e gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar në 36 numrin e personave që kanë humbur betejën me COVID-19.
Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.
Bilanci i COVID-19 nga 1-13 qershor
1 qershor – 6 të prekur
2 qershor – 21 të prekur
3 qershor – 20 të prekur
4 qershor – 13 të prekur
5 qershor – 15 të prekur
6 qershor – 20 të prekur
7 qershor – 14 të prekur
8 qershor – 17 të prekur
9 qershor – 36 të prekur
10 qershor – 42 të prekur
11 qershor – 44 të prekur
12 qershor – 31 të prekur
13 qershor - 48 të prekur
Covid-19
Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara 1039
Raste Aktive 389
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1
Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.
Inspektorët e Task-Forcës
Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.



