Sot Partia Socialiste feston 32-vjetorin e krijimit të saj. Në kuadër të themelimit të kësaj force politike, në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet një festë, ndërsa kryesocialisti Edi Rama në fjalimin e tij duke e cilësuar fitoren e 14 majit si më spektakolaren falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan nga Shkodra demokratike deri në Vlorën socialiste. "Sot festojmë me fitoren me spektakolare kur na dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për tu kujdesur për 93 % të banorëve të Shqipërisë. Sado ta përsëris fjalën Faleminderit nuk do të jetë kurrë mjaft për mbështetjen dhe energjinë që na dhanë nga Kukësi në Sarandë, Kamzë në Dibër. Nga Shkodra demokratike tek Vlora Socialiste. Tani ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja bashkia ku na mjaftuan vetëm 4 vjet për të bërë atë që të tjerët se bënë dot për dhjetëra vite. Të majtët dhe të djathtët vendosën të ecin përpara bashkë duke lënë pas hijet e të shkuarës. Rezultati ynë më i lartë ndonjëherë, PS është forcë e parë në këshillat bashkiakë ose në 54 bashki. Nga dita kur ju më keni besuar drejtimin e PS, kundërshtarët kanë prekur humbjen më të madhe ndonjëherë”



