Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, pista kryesore e hetimit tentativë për arratisje (VIDEO)

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, pista kryesore e hetimit tentativë për arratisje (VIDEO)

Gazetari Jul Simoni dha detaje të reja për “MCN Live” lidhur me shpërthimin e ndodhur në burgun e Fushë Krujës, lidhur me shpërthimin e ndodhur rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Ai tha se sasia e tritolit ende nuk është përcaktuar ende por saktësohet bëhet fjalë për një sasi të vogël.

Pista kryesore e hetimit është krijimi i ndonjë situatë me qëllim arratisjen nga burgu.

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë se është përdorur lëndë artizanale me nitrat, pranë gjeneratorit që furnizon me energji burgun, i cili vendoset në punë kur nuk ka energji elektrike.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme materiale. Mund të jetë mesazh për drejtuesit e burgut apo zhurmë për të kamufluar një tentativë arratisje.

Aktualisht në burg janë dërguar dy grupe të gatshme të cilët do të ushtrojnë kontrolle në burg. Po analizohen kamerat e sigurisë në zonë.

Janë rreth 150 të burgosur në burgun e Fushë Krujës, ku ka dhe persona në izolim. Pista kryesore e hetimit është që të krijohet ndonjë situatë me qëllim arratisjen nga burgu.

Autori ka qenë një person i maskuar. Janë marrë dëshmitë e disa personave, por ende nuk ka të dhëna.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ngritur një grup pune, po merret në pyetje gjithë personeli që ka qenë në shërbim kur ka ndodhur ngjarja.

Edhe policia nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur në burgun e Fushë Krujës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy