Covid-19/ 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19/ 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detajet për situatën e covid në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korçë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore     42

Të shëruar në 24 orë   1,011

Të shtruar në spitale   88

Humbje jete në 24 orë  3

Testime ditore        2,707

Testime totale      665,935

Raste pozitive       131,845

Raste të shëruara    120,072

Raste Aktive         9,350

Humbje jete         2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7685

Shkodër 278

Fier   224

Korçë  216

Gjirokastër 212

Durrës 146

Vlorë  160

Elbasan 126

Lezhë  101

Berat  87

Dibër  63

Kukës  52

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy