Saraçi: Turp që një ndihmës akademik paguhet më pak se sekretarja në Kryeministri! (VIDEO)

Saraçi: Turp që një ndihmës akademik paguhet më pak se sekretarja në Kryeministri! (VIDEO)

Pedagogu Petër Saraçi deklaroi në MCN Live se peticioni i pedagogëve nuk lidhet vetëm me rritjen e pagave, por me dinjitetin e tyre në tërësi.

Ai vuri në dukje se një ndihmës akademik paguhet më pak se një sekretare në Kryeministri.

Po ashtu Saraçi e konsideroi se diskriminim hapjen e doktoraturave vetëm për universitetet private dhe jo ato publike.

Nuk është një peticion i vonuar. Është një peticion për rikthimin e dinjitetit të figurës së pedagogut dhe gjendjes së universiteteve. Nuk është vetëm për rrogat. Janë kërkesa minimale. Nuk është thjesht rroga. Ne kemi një VKM i cili përcakton se sa duhet të jenë pagat e punonjësve të sistemit universitar. Është bërë një ndryshim në vitin 2017,por më pas është anuluar rritja e pagave. Nga një anë është rritur rroga, por nga ana tjetër ka hequr dy tre fishin e asaj rroge. Ndihmës akademikët paguhen më pak se një sekretare në kryeministri, është turp kush e dëgjon, sepse ata përballen me kimikate. Doktoratura është hapur para disa vitesh por vetëm për universitetet private. Është diskriminim i pastër, është qesharake. Kategoria e profesorëve më të mirë është në publik".

Saraçi tha se pedagogët kanë bërë punë kërkimore dhe evente të tjera me shpenzimet e tyre.

Ai ngriti shqetësimin se universitetet publike janë të rrezikuara për shkak të ikjes masive të studentëve.

Pedagogët deri në këto momente kanë bërë çdo gjë me shpenzime personale, konferencat etj. Unë për vete kam paguar doktoraturën me të ardhurat personale. Peticioni po firmoset masivisht dhe jemi drejt 80-90 për qindshit. Kodi i Punës e ka përcaktuar që në këto raste ministria e Arsimit presë në takim përfaqësuesit e sindikatave. Nuk dëgjon profesorin dhe dëgjon një specialist që mund të kenë dy vjet punë në ministri! Mjaftojmë të lexojmë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit me vjen keq kë kemi pasur në krye të ministrisë. Janë shkatërruar fakultete që ofronin diploma në mësuesi në gjithë Shqipërinë. Sot për fat të keq universitetet publike janë jashtëzakonisht të rrezikuara për shkak të ikjes së studentëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy