Sonda Dart e agjencisë hapësinore amerikane, është përplasur me asteroidin Dimorphos, 160 metra i gjatë, duke shkatërruar veten në këtë proces.
Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte programuar të testonte nëse mund t’iu ndryshonte kursin shkëmbinjve hapësinorë, që mund të kërcojnë Tokën.
Kontrollorët në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins, pritën me gëzim pamjet e kapura nga kamerat në sondën Dart. Sipas të dhënave të para, vendi ku u përplas sonda ishte vetëm 17 metra larg qendrës së asteroidit Dimorphos.
Do të duhen disa javë para se shkencëtarët e misionit të udhëhequr nga NASA, të kuptojnë me saktësi nëse ky eksperiment ka funksionuar,. Ndërkohë shkencëtarët janë të bindur se është arritur diçka e jashtëzakonshme.
Sonda Dart po lëvizte me një shpejtësi relative prej 22.000 kilometrash në orë kur hasi dy asteroidë, një më i madh dhe një më i vogël, dhe më pas softueri i navigimi rregulloi trajektoren e sondës dhe ajo u përplas me asteroidin Dimorphos.



