Çfarë do të bëjë Elon Musk në administratën Trump?

Çfarë do të bëjë Elon Musk në administratën Trump?

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Elon Musk për të udhëhequr Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

Në këtë periudhë pronari i Tesla dhe SpaceX është ndër njerëzit më me ndikim të administratës së ardhshme amerikane.

Por çfarë do të bëjë Elon Musk në këtë pozicion të ri? Një ide për këtë e ka dhënë vetë sipërmarrësi në një deklaratë të lëshuar më 28 tetor, edhe para votimit:

Shpenzimet publike financohen me taksa. Dhe paratë tuaja janë tretur. Departamenti për Efiçencë Qeveritare do ta zgjidhë problemin.

Në krye të këtij Departamenti, Musk ka thënë se dëshiron të shkurtojë buxhetin federal të SHBA, i cili drejtohet nga Presidenti dhe Kongresi, me 2 trilionë dollarë, kjo është rreth një e treta e buxhetit aktual të Uashingtonit.

Duke parë në detaje buxhetin federal të Shteteve të Bashkuara për vitin 2023, ne shohim se si pjesa më e madhe, rreth 3,200 miliardë dollarë ndahet për sigurimet shoqërore dhe kujdesin shëndetësor.

805 miliardë janë ndarë për mbrojtjen, ndërsa 660 miliardë janë shpenzuar për interesat e borxhit.

Për këto pika specifike, do të jetë e vështirë për Musk të bindë Kongresin të bëjë shkurtime. Në fakt, Dhoma dhe Senati duhet të vendosin për propozimet e Departamentit të tij. Një ide tjetër vjen nga rrjeti i tij social, X. Musk në fakt ka ripërtërirë idenë e një senatori republikan për të rikthyer Fed-in nën kompetencat e Presidentit. Megjithatë, kjo është një hipotezë që sot ndoshta do të shkaktonte një reagim të fortë në tregje.

Në çdo rast, nuk do të jetë vetëm Elon Musk në krye të Departamentit për Efiçencën e Qeverisë. Në fakt, në krah të tij do të jetë Vivek Ramasëamy, i cili ishte kandidat në zgjedhjet paraprake republikane kundër Trump dhe më pas u tërhoq. Gjatë asaj fushate, ai tha se  donte të mbyllte disa agjenci, duke përfshirë FBI-në , IRS, Departamentin e Arsimit dhe të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy