Panariti: Burg për tregtarët që shesin mishin pa asnjë kriter

Panariti: Burg për tregtarët që shesin mishin pa asnjë kriter

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaroi se të gjithë tregtarët të cilët i therin kafshët në rrugë dhe e tregtojnë atë pa asnjë kriter duhet të ndiqen penalisht.

 “Të gjithë tregtarët të cilët therin kafshët në rrugë atë e tregtojnë atë pa asnjë kriter duhet të ndiqen penalisht”, tha Panariti.

Këto deklarat ministri i bëri gjatë mbledhjes së njësisë Task Force, ku në qendër të së cilës ka qenë disiplinimi i tregtimit të mishit dhe të therjes së kafshëve. Sipas Panaritit vetëm gjobitja apo sekuestrimi i produktit  nuk janë të mjaftueshme për këta tregtarë.

 “Është një masakër ndaj kafshëve duke therur kafshët në rrugë apo duke tregtuar mishin pa asnjë kriter. Mendoj se të gjithë këta persona që bëjnë shkelje të tilla duhet të ndiqen penalisht.

Task Forca që nesër do të shpërndahet në të gjithë vendin. Ata do të kontaktojnë me kryetarët e bashkive dhe do të inspektojnë tregjet. Nëse tregjet nuk plotësojnë standardet e duhura do të mbyllen rreptësisht", u shpreh Panariti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy