Tensionet, Meksi: PD e Bardhit pa strukturë, grup personash pa kryetar. Partia duhet të hapet

Tensionet, Meksi: PD e Bardhit pa strukturë, grup personash pa kryetar. Partia duhet të hapet

Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar lidhur me tensionin e krijuar në Partinë Demokratike dhe hapjen e garës për kryetar të ri duke u shprehur se ata nuk janë fare strukturë, por një grup njerëzish pa kryetar. Ai tha se listat e kandidatëve nuk janë bërë publike dhe se shpreson që pjesa e Foltores të bëjë një lëvizje ku të kërkoj pezullimin e vendimit të sekretarit të përgjithshëm në gjykatë. ‘Ato nuk kanë asnjë strukturë se s’kanë njerëzit, sepse ata kanë një grup personash pa anëtar. Nuk është bërë asnjëherë ai censusi dhe ky është thelbi dhe nuk do ta bëjnë se po ta bëjnë i bie të mos bëjnë zgjedhje, këta dhe kur kanë bërë zgjedhjet e mëparshme listat nuk i janë dhënë kandidatëve. Ka diçka tjetër që mund të ndodhi dhe shpresoj të ndodhi, mund ta bëjë pjesa e Foltores si lëvizje, pezullimi i vendimit të sekretarit të përgjithshëm në gjykatë, sepse zgjedhja e një kryetari të ri mund të sjellë pasoja me palë të treta. Kjo sjellja e pasojave i jep mundësi Foltores të kërkoj të pezullojë këto veprime të marra nga Gaz Bardhi dhe rikthehemi prapë te historia e gjyqit. Berisha po vazhdoj me këtë rrugë nuk merr më as 100 mijë vota, rruga e vetme që duhet të ndjekin është të hapet PD. Demokratët nuk duan asnjërin as tjetrin, ne sot nuk po dimë ku janë demokratët.Duhet ti zgjidhim vetë punët jo me ndërkombëtarët, madje ku kanë futur hundët deri tani ndërkombëtarët i kanë prishur punë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy