Probleme teknike në proces zgjedhor, shtyhen rezultatet në shtetit Iowa

Probleme teknike në proces zgjedhor, shtyhen rezultatet në shtetit Iowa

Rezultatet e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike në Iowa të Shteteve të Bashkuara janë futur në kaos shkaku i disa problemeve teknike. Për këtë arsye, publikimi i rezultateve është shtyrë.

Zyrtarët e Partisë Demokratike thanë se kjo shtyrje erdhi si pasojë e një problemi të raportimit të votave, duke shtuar se rezultatet do të publikohen më vonë gjatë ditës së martë.

Të hënën, votuesit e kësaj partie patën mundësi që ta zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për ta sfiduar presidentin e tanishëm, Donald Trump. Procesi i votimit u mbajt në më shumë se 1600 shkolla, biblioteka dhe kisha.

Pavarësisht mungesës së shpalljes së rezultatit, disa kandidatë po pretendojnë se janë duke udhëhequr me vota, shkruan “BBC”.

Kandidati Bernie Sanders tha se ai ka fituar në këtë garë, duke u bazuar në të dhënat e brendshme të zyrtarëve të fushatës.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike për Iowa-n, Mandy McClure, tha: “Kemi gjetur shpërputhje gjatë raportimit të tri grupeve të rezultateve. Ky është thjesht një problem në raportim, aplikacioni nuk ka rënë dhe nuk është hakuar.”

Sidoqoftë, zyrtarët e partisë në nivel rajonal dhanë deklarata të tjera. Ata thanë se shtyrja e rezultateve ka ndodhur pikërisht për shkak të problemeve teknologjike dhe se aplikacioni i krijuar për raportimin e rezultateve nuk ka funksionuar si duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy