LAJMI I FUNDIT/ Ilir Meta është Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë (VIDEO)

LAJMI I FUNDIT/ Ilir Meta është Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë (VIDEO)

Ilir Meta është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. 

Në seancën e sotme parlamentare kryetari i LSI dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë u zgjodhë me 87 vota pro dhe 2 kundër nga maxhoranca, si presidenti i ri i vendit duke pasuar në këtë postë Bujar Nishanin.

Meta u zgjodhë në raundin e katërt, pas dështimit të tre raundeve të para për mungesë kandidaturash.

Të pranishëm në seancën e zgjedhjes së presidentit ishin të pranishmë 89 deputetë.

Ilir Meta do të jetë Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë pas rënies së komunizmit. 

Meta mori vetëm dy vota kundër, që me shumë gjasa janë ato të dekalruara publikisht nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Ndërsa seanca u drejtua nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. 

Opozita nuk morri pjesë në votomin e presidentit të ri pasi prej 60 ditë deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatët e tij kanë bojkotuar parlamentit dhe po zhvillojnë një protestë në bulevard. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy