Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar nisjen e proçedurave për shkarkimin e kreut të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Ballsh, Besmir Selami dhe juristin Erlin Xhafaj.
Në një njoftim për shtyp ministria e Drejtësisë bën të ditur se, vendimi ka ardhur për shkak të një informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një proçedurë regjistrimi të paligjshme, nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë kryer verifikimet paraprake dhe pas tyre nga ana e Kryeregjistrusesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë.
Ndërkohë Ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë.



