Sterilizimi, SPAK jep pretencën/ Kërkohen 10 vite burg për ish- zëvendësministrin dhe biznesmenin

Sterilizimi, SPAK jep pretencën/ Kërkohen 10 vite burg për ish- zëvendësministrin dhe biznesmenin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ka dhënë pretencën për dosjen Sterilizimi. SPAK-u kërkoi për ish-zëvendës ministrin, Klodjan Rrjepaj dhe për Ilir Rrapajn, nga 10 vite burgim, të konvertuar në 6 vite e 8 muaj heqje lirie, duke përfituar nga ulja e 1/3 të dënimit. 

Ndërkohë për Marsela Serjanaj, u kërkuan 3 vite dhe 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, të konvertohet në 2 vite e 4 muaj heqje lirie. Për të tjerë të pandehur u dhanë vite më pak dënim që variojnë nga 1-3 vite burg ku një pjesë prej tyre u konvertohen në shërbim prove. 

I pandehur për “Sterilizimin” është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dosja e të cilit është ndarë. Ai do të gjykohet me gjykim të zakonshëm, ndërsa nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy