Balliu: Basha, kryetar pa parti si Kujtim Gjuzi

Balliu: Basha, kryetar pa parti si Kujtim Gjuzi

Demokrati Klevis Balliu është i bindur se Sali Berisha ka shumicën e anëtarësisë së PD-së dhe Kuvendi i 11 dhjetorit do të rrëzojë Bashën nga posti i kryetarit. Në studion e lajmeve të MCN TV, Balliu tha se tashmë Basha është thjesht kryetar me zyra, por pa parti.   

Nuk më përjashton dot Lulzim Basha nga PD. Ai shkarkohet më dt 11. Mblidhet Kuvendi, firmat janë mbledhur, listat mund të verifikohen. Më 11 mblidhet Kuvendi. Data 18 është antikuvend. Kryetar është edhe Kujtim Gjuzi. Po nuk pyet njeri për të.

Balliu tha më tej se kryesia e PD-së është ilegjitime, kjo për shkak se vetëm një pjesë e tyre janë zgjedhur me votë të fshehtë.

Kryesia është ilegjitime. Kryesia duhet të zgjidhet me votim të fshehtë. Vetëm 15 nga 38 anëtarë janë zgjedhur me votim të fshehtë, të tjerët janë emëruar. E dini që në kryesi ka njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së?

Sipas Balliut, është Basha ai që ka ndryshuar dhe jo Berisha i vënë në situatë të vështirë pas shpalljes non grata.

Kur u shpall Berisha non grata, Basha bëri një status. Tani pasi u zgjodh kryetar, kur u kthye në shtator befas na doli armiku më i egër i Sali Berishës. Nuk ndryshuam ne, ndryshoi Basha.

Ai mbetet një i mbajtur atje.  Këta nuk kanë njerëz. Kanë vetëm zyrat. Po të kishte moral, ai do të jepte dorëheqjen.

Edi Rama nuk mund ta blejë PD përmes pengut të tij, Lul Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy