Gjermani/ Klienti vrau punonjësin pasi i kërkoi të vinte maskën, qytetarët protestojnë

Gjermani/ Klienti vrau punonjësin pasi i kërkoi të vinte maskën, qytetarët protestojnë

Ngjarja e ndodhur të shtunën e javës së kaluar ku një 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga një klient, pasi ky i fundit refuzoi të mbante maskë kundër COVID, ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Autori i vrasjes, një 49-vjeçar është shprehur se nuk i respektonte masat kufizuese si pasojë e pandemisë, çka e ka çuar atë në irritim pas kërkesës së të riut dhe në përfundim duke e qëlluar për vrasje. Ai është lënë në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një karburant, ku i riu punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë , të cilën e hoqi për të provokuar të riun. Në momentin kur ai i tha të vinte maskën, klienti nxori një pistoletë nga xhepi i tij duke e lënë të vdekur në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy