1051 gjoba nga policia në 24 orë për drejtuesit e mjeteve, bllokohen edhe 35 patenta

1051 gjoba nga policia në 24 orë për drejtuesit e mjeteve, bllokohen edhe 35 patenta

35 patenta janë bllokuar në 24 orët e fundit nga policia ndërkohë që janë vendosur dhe 1052 gjoba në rang vendi. Bëhet me dije se 30 shoferëve i është hequr leja e drejtimit për shkak se lëviznin tej normave të lejuara, që varionin mbi 45-70 kilometra.

Janë vendosur 201 gjoba për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 2 gjoba maksimale me vlerën 30 mijë lekë janë vendosur pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Sakaq janë vendosur 131 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit. 132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.

Ndërkohë për shkak se drejtonin makinën në gjendje të dehur janë pezulluar 5 leje drejtimi, ndërsa janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy