
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, e sheh numrin e ulët të lindjeve si një argument që po përdoret nga e majta italiane për t’u hapur derën emigrantëve. “Një vend në të cilin nuk lindin fëmijë, është i destinuar të vdesë. Në fund të mandatit tonë, qeveria do të vlerësohet për numrin e fëmijëve të lindur më shumë sesa për borxhin publik. Tradita, historia dhe indentiteti ynë janë në lojë. E majta po e përdor numrin e ulët të lindjeve si justifikim për të “importuar” emigrant”, ka thënë Salvini në një intervistë për “Times”.
Në një tjetër intervistë, për “Sunday Times”, Salvini nuk i ka kursyer kritikat ndaj BE-së. Ai ka thënë se në procesin për shkëputjen nga BE-ja, kryeministrja britanike, Theresa May, duhet të ndjekë linjën e ashpër. “Përvoja ime në Parlamentin Europian më thotë se ose duhet të imponohesh, ose ata të mashtrojnë”, shprehet ai. Sipas Salvinit, May duhet të largohet nga tryeza e bisedimeve pa një marrëveshje. “Kjo sepse në disa çështje parimore nuk ka nevojë të jesh fleksibël dhe nuk duhet të bësh asnjë hap mbrapa”, ka thënë ai.



