
Shpërthimi i një vullkani në La Palma, në ishujt Kanarie ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe detyruar rreth 5,000 banorë të evakuohen.
Lava e vullkanit Cumbre Vieja ka rënë drejt greminës duke shkatërruar gjithçka ka gjetur para.
Kryebashkiaku Sergio Rodrigues tha se 20 shtëpi ishin djegur në një fshat. Ndërsa kryeministri i vendit Pedro Sánchez fluturoi në La Palma të dielën për të mbikëqyrur përpjekjet e shpëtimit.
Sanchez tha se autoritetet po monitorojnë nga afër zjarret që mund të fillojnë nga djegia e lavës. Rojet ushtarake dhe civile janë vendosur për të ndihmuar.

"Lava nuk la absolutisht asgjë në rrugën e saj," tha Rodriguez për transmetuesin spanjoll TVE, duke shtuar se banorët nuk do të ktheheshin në shtëpi për një kohë të gjatë.
Vullkani shpërtheu për herë të fundit 50 vjet më parë.
Vullkani shtrihet në jug të ishullit La Palma, i cili është shtëpia e rreth 80,000 njerëzve.
Shpërthimi filloi rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të dielën dhe dërgoi lavë që rridhte poshtë kodrës drejt fshatrave.



