Fushata, Myshketa: Qytetarët të neveritur nga politika e vjetër, programi ynë është realist (VIDEO)

Fushata, Myshketa: Qytetarët të neveritur nga politika e vjetër, programi ynë është realist (VIDEO)

Kandidati për deputet në Durrës nga Koalicioni Euroatlantik, Joni Myshketa, në një intervistë për emisionin "MCN Informacion", e përshkroi fushatën si sfilitëse, por optimiste. Ai theksoi se qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e vjetër dhe bëri thirrje për t’u fokusuar te familjet dhe zgjidhjet reale, larg ngjyrave politike. 

Duke vënë theksin te programi i Koalicionit Euroatlantik, kandidati përmendi prioritetet për arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar si dhe nismat për përndjekurit politikë, duke premtuar zgjidhje konkrete dhe pensione dinjitoze.

Drupal Ad
Ai kritikoi vazhdimin e retorikës së vjetër politike dhe mungesën e seriozitetit në trajtimin e problemeve të qytetarëve.

“Fushata është shumë pozitive, sfilitëse sepse duhet të cekësh terrenin dhe të jesh pranë qytetarëve. Unë personalisht kam qenë dhe do mbetem pranë qytetarëve dhe has sapo dal nga shtëpia me problematikat që hasen të gjithë. 

Është sfilitëse sepse duhet të bësh kilometra dhe përtej takimeve me qytetarët nuk kanë rreshtur denoncimet që kemi bërë. Është një fushatë optimiste, por ajo që vë re është që qytetarët janë të neveritur nga politika e vjetër. 

Mesazhi është që të shohim familjet tona dhe ti lëmë ngjyrat politike. Shkaktarët e situatës aktuale kanë një emër. Këtu vazhdohet akoma me tallava në vend që të jemi serioz. Këtu vazhdon një kahë politikë që kërkon ende të vazhdojë. 

Këtu nuk flitet qartazi me qytetarët dhe shmangen problematikat që kanë qytetarët.

E vetmja forcë politike është Koalicioni euroatlantik që ka sjellë një program realist. Kemi programin për arsimin, më realisti..programi parashkollorë dhe 9 vjeçar që ka problem se ku do të akomodojë fëmijët. 
Pjesa e të përndjekurve që u njihet statusi i ushtarakëve, që do të thotë një pension dinjitoz.”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy