Zemzadja : Shoqëria civile urë lidhëse mes qytetarëve dhe qeverisë. Vangjeli: Mungon kultura e vullnetarizmit

Zemzadja : Shoqëria civile urë lidhëse mes qytetarëve dhe qeverisë. Vangjeli: Mungon kultura e vullnetarizmit

Shoqëria civile dhe ndikimi i organizatave të saj në jetën e qytetarëve ishin në fokus të diskutimit në MCN Informacion. Të ftuarat në studio folën për rolin e organizatave joqeveritare, sfidat që hasin dhe nevojën për më shumë angazhim qytetar, veçanërisht nga të rinjtë.

 

Drejtorja e Qendrës për Drejtësi Gjinore, Adena Vangjeli, theksoi se organizatat e shoqërisë civile kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në mbështetjen e grupeve më në nevojë. Sipas saj, këto organizata janë një zë i fortë edhe në politikbërje.

 

Organizatat janë të pavarura dhe roli i tyre është të veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të ofrojnë asistencë për grupet që kanë më tepër nevojë. Kontributi i organizatave ka qenë shumë i rëndësishëm edhe për ligjin kundër dhunës në familje.

 

Ajo ndaloi edhe te mungesa e kulturës së vullnetarizmit në vend, duke theksuar se organizatat janë të hapura për këdo që dëshiron të kontribuojë.

 

Organizatat i kanë dyert e hapura, por ne nuk e kemi kulturën e vullnetarizmit. Mjafton të trokasësh në dyert e organizatave dhe mund të bëhesh pjesë e tyre. Ka shumë punë për t’u bërë për të krijuar këtë kulturë ndihme.

 

Nga ana tjetër, aktivistja e shoqërisë civile Erisa Zemzadja  u shpreh se qytetarët ende nuk janë mjaftueshëm të familjarizuar me rolin e shoqërisë civile dhe shpesh ekziston skepticizëm ndaj saj.

 

Nuk janë aq familjarë me shoqërinë civile, ka skepticizëm dhe mendime jo pozitive. Shoqëria civile duhet të mendohet si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe qeverisë.

 

Ajo theksoi se çdo organizatë synon të adresojë problematika konkrete të qytetarëve dhe se përfshirja në kauza sociale kërkon vullnet dhe angazhim personal.

 

Shoqëria civile është e hapur dhe ka hapësirë për të gjithë. Nëse fusha jote e interesit është mjedisi apo ndryshimet klimatike, mjafton vullneti për t’u përfshirë. Ne rritemi duke dhënë diçka nga vetja, qoftë kohë apo dedikim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy