Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur në një lokal

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur në një lokal

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta në lagjen 'Kushtrimi'. Të plagosurit janë dërguar në spital.

Mësohet identiteti i të plagosurve, ata janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

Bëhet me dije se personat kanë qenë brenda në lokal dhe ndaj tyre është shtënë nga jashtë lokalit.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti të çastit, ku të plagosur kanë mbetur shtetasit N. Ç., 36 vjeçar, dhe R. Ç., 27 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy