Iu gjet në shtëpi kokainë gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Iu gjet në shtëpi kokainë gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale R.H për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, policia i gjeti dhe i sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Drupal Ad

Njoftimi: Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy