Shefja e Lartë e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara Elaine Duke, ka bërë së fundmi një deklaratë të fuqishme duke thënë ekstremistët e Shtetit Islamik, apo grupeve të tjera terroriste si Al-Qaeda po ndërthurin një komplot të përmasave të mëdha për të shkaktuar një tjetër tragjedi vdekjeprurëse si ajo e 11 Shtatorit në SHBA. Gjatë vizitës së saj në ambasadën amerikane në Londër, shefja e sigurisë, Duke tha se xhihadistët po përdorin sulme të vogla me thika dhe automjete, për të ruajtur financimet dhe anëtarët e tyre të angazhuar, ndërkohë që po ndërthurin një komplot të një shpërthimi të madh të ngjashëm me tragjedinë e 11 Shtatorit.
Në fjalimin e saj, Duke tha se ISIS është aktualisht në një periudhë qetësie, pasi sipas saj po fokusohen në një lojë shumë më të madhe.
Duke: Gjatë kësaj periudhe ata po ruajnë finanacat dhe po mbajnë të angazhuar anëtarët ekstremistë duke përdorur komplote të vogla, për të na hequr vëmendjen ndaj një sulmi të madh që po planifikojnë.
Shefja e Sigurimit e cila ka shërbyer për 3 presidentë amerikanë, tha se Organizatat terroriste, qoftë ISIS apo të tjera grupe ekstremiste po shënjestrojnë avionët për të kryer një sulm si i 11 Shtatorit dhe se për këtë inteligjenca është mjaft e qartë, ka nënvizuar ajo.
Së fundmi Britania dhe Evropa kanë parë një varg agresionesh me thika dhe automjete, dhe sipas Shefes së sigurimit amerikan, këto janë sulme që Shteti Islamik të shpërqëndrojë vëmëndjen nga një plan djallëzor të përmasave të mëdha.



