Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë, në një tren rajonal në Gjermaninë veriore.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare autori i këtij është arrestuar nga policia në stacionin Brokstedt.
Ende nuk dihen motivet e sulmit.
Një numër i madh automjetesh policie dhe autoambulancash janë vendosur rreth stacionit, sipas fotove të publikuara nga media të ndryshme.



