Francë/ Hyn në fuqi ndalimi i marrjes me qera i skuterave elektrikë

Francë/ Hyn në fuqi ndalimi i marrjes me qera i skuterave elektrikë

Një ndalim i marrjes me qira të skuterëve elektrikë ka hyrë në fuqi në Paris, si përgjigje ndaj një numri në rritje të personave të plagosur dhe vrarë në kryeqytetin francez.

Pothuajse 90% e atyre që morën pjesë në votimin e prillit për këtë çështje ishin në favor të ndalimit, por më pak se 8% e atyre që kishin të drejtë dolën për të votuar.

Parisi është tani kryeqyteti i parë evropian që ka nxjerrë jashtë ligjit automjetet elektrike të marra me qira, pesë vjet pasi u bë një nga qytetet e para që i miratoi ato.

Skuterët elektrikë të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë nëpërmjet aplikacioneve mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018 dhe bashkia kërkoi të rregullonte përdorimin e tyre në vitin 2020 me ligje të caktuara, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre.

Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Parisit, në muajin prill në qytet u mbajt një referendum për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë.

Referendumi pati një pjesëmarrje të ulët, ndërsa 90 për qind e votuesve ishin për t'i dhënë fund këtyre shërbimeve. Tani, skuterët e fundit të marrë me qira janë tërhequr nga rruga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy