Boçi: S’ka diskutim për kreun e PD, por do ketë analizë të brendshme. Janë hedhur disa mendime për marrëdhënien me Parlamentin  (VIDEO)

Boçi: S’ka diskutim për kreun e PD, por do ketë analizë të brendshme. Janë hedhur disa mendime për marrëdhënien me Parlamentin (VIDEO)

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi duke folur në MCN Live theksoi se nuk ka diskutim për kreun e selisë blu, por do të ketë një analizë të brendshme brenda demokratëve. Boçi thekson se statuti i PD nuk parashikon zgjedhjet e grabitura, duke shtuar se ai është i vlefshëm në situatë demokratike. Sa i takon marrëdhënies së PD me Parlamentin, Boçi tha se ka mendime të ndryshme në PD, si bojkoti, marrëdhënia e kushtëzuar, etj. 

Do ketë një analizë brenda strukturave të PD dhe pas kësaj analize do ketë edhe zgjedhje të brendshme në PD, ku koha është diku nga fillimi i 2026-ës. Në vendimmarrjen politike vendos Kryesia nëse PD do hyjë në Parlament, dhe aktin e mosnjohjes do ta shpalosë brenda sallës së Parlamentit, megjithëse ka shumë diskutime për këtë. Janë hedhur shumë mendime, bojkot, marrëdhënie e kushtëzuar. Në prag të legjislaturës do mbahet mbledhja e Kryesisë dhe atje do dalë hapur qëndrimi i PD. Do ketë analizë, do dalë puna e mirë ose jo e mirë e drejtuesve politikë të PD. Në çdo rast fitoreje ose humbje të PD është bërë analizë”.

Duke folur mbi largimet në PD dhe dorëheqjen e Andi Mustafajt, Boçi tha:

Angazhimi politik është vullnetar. Edhe ata që largohen nga PD te PS janë përballë pasqyrës së vet. Rama i shet si sukses të vetin, sikur është lider global! Gjithmonë ka pasur njerëz që kanë kaluar, Rusmajli, Islami nga PS te PD. Këto stimulohen më shumë në qytete, rrethe, dhe bëhen në prag të krijimit të qeverisë, edhe për të bërë diversion. Rasti i Andi Mustafajt, është një nga figurat talentuoze të PD. S’më vjen mirë që jep dorëheqjen, por ka ardhur për arsye të menaxhimit të departamentit ku ai bën pjesë. S’mund të shndërrohet në ngjarje politike dhe të interpretohet. S’do të thotë se ai ka dalë kundër PD-së”.

I pyetur nëse ka një amnisti për Berishën, Boçi u shpreh: 

S’ka grup në PD, PD është e bashkuar, unitare, ka forumet e saj, dhe një kryetar. Nuk ka diskutim brenda PD-së për çështjen e kreut të PD-së. Do ketë një analizë. Ka një datë për zgjedhjet e forumeve në PD. Kryetari ka marrë votëbesimin, ka mandatin e tij. Statuti i PD nuk parashikon situatën e zgjedhjeve të grabitura, është statut në sistem demokratik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy