
Përshkallëzohen protestat antiqeveritare në Iran, ku si pasojë e përleshjeve të dhunshme në 50 qytete janë vrarë të paktën 10 persona. Presidenti Hasan Ruhani tha se mirëkupton të drejtën për të protestuar, por paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë për ata që shkatërrojnë pronat publike dhe që ushtrojnë dhunë.



