Presidenti Meta ka pritur sot ekspertët e Komisionit të Venecias për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta vlerësoi rolin e Komisionit të Venecias në hartimin e Kushtetutës në vitin 1998, ndërsa shtoi se ligjit themeltar i vendit shkelet herë pas here.
"Ne me Komisionin e Venecias kemi bërë një Kushtetutë të mrekullueshme! Herë pas here ne e çmontojmë dhe e prishim balancën", tha Meta.
Duke u ndalur në çështjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën është kërkuar interpretim nga Komisioni i Venecias, Meta tha se ligji për emërimet është i qartë.
“Unë kurrë nuk do te thirrja Venecian për një çështje kaq të thjeshtë! Për te lexuar thelbin e kësaj çështje, anëtari i parë emërohet nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë! Edhe dy fëmijë të klasës së parë e lexojnë qartë”, tha ai.



