Dine: Rrugët e Sarandës të bllokuara nga punimet në të njëjtën kohë të akseve rrugore. Kërkojmë mbledhje të jashtëzakonshme në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

Dine: Rrugët e Sarandës të bllokuara nga punimet në të njëjtën kohë të akseve rrugore. Kërkojmë mbledhje të jashtëzakonshme në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

Ndërhyrjet në rrugët e Sarandës që kanë nisur që nga përfundim i sezonit të kaluar turistik, kanë çuar në një bllokim te akseve rrugore në këtë qytet, vlerëson Jolio Dine, anëtar i Këshillit bashkiak në Sarandë.

Në një komunikim për MCN live, Dine, thotë se megjithëkëtë kanë kërkuar që nisja e punimeve të behej gradualisht dhe të lëshohen një nga një rrugët, e jo të tëra njëkohësisht, çka ka çuar edhe bllokimin e trafikut, qarkullimit të këmbësorëve dhe funksionimit të bizneseve të vogla.

Saranda prej muajsh është kthyer në një kantier ndërtimi për shkak të një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili prek një numër të madh aksesh rrugorë në qytetin e Sarandës, përfshirë edhe qendrën  qytetit. Këto investimi kanë nisur që në përfundim të sezonit dhe ende nuk kanë përfunduar

E vërtete është se e kemi ngritur si shqetësim në këshillin Bashkiak pasi njëkohësisht të gjitha asket rrugore janë hapur dhe ka filluar nisja e punimeve në to.

Nuk është bërë një sistemim dhe ndarje e punës në mënyrë që të gjitha asket rrugore të mos hapeshin njëkohësisht, por të hapeshin një nga një, në mënyrë që edhe trafiku rrugore por edhe situatë normale e qarkullimit të lirë të këmbësoreve por edhe të funksionimit të bizneseve të ishte njëfarë rregullsie, por FSHZH dhe firma që kanë marrë tenderin, kanë zgjedhur ti hapin të tëra njëkohësisht duke krijuar një kaos prej muajsh sa i përket qarkullimit rrugor dhe funksionimit të bizneseve.

E gjithë kjo sipas anëtarit të Këshillit bashkiak në Sarandë, penalizon edhe nisjen e sezonit turistik, pasi që të gjitha rrugët janë shndërruar në kantier ndërtimi dhe se turistët nuk dinë nga të ecin.

Tashmë jemi në muajin mars dhe Saranda nuk e nis sezonin turistik në qershor, por e nis që në mes të muajin mars dhe prill dhe jemi ende shumë larg përfundimit të këtyre punimeve.

Tani ne kërkojmë se kush e mban këtë përgjegjësi të punimeve dhe hapje pa kriter të tyre, për këto gabimet sepse Saranda vazhdon të mbetet një kantier ndërtimi. Saranda do vazhdoj të pres dhe turistët nuk e dinë se ku do kalojnë pasi akset rrugore janë minimizuar qarkullimi dhe shume prej tyre janë bllokuar.

Dine thotë se kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme me qellim që përfaqësuesit e firmës tenderuese të japin sqarime për ngadalësimin e punimeve dhe se askush deri më tani nuk përgjigjet.

 Ne si këshilltare të djathtë kemi bërë një kërkesë dje për një mbledhje jashtë radhë të Këshillit Bashkiak të jashtëzakonshme me qëllim që para nesh të japi llogari përfaqësuesi i firmës për të dhënë llogari për të gjitha këto probleme.

Situata deri tani është e njëjtë, ata janë shmangur, sepse asnjë përfaqësuesi i firmës nuk vjen. Prandaj do kërkojë mbledhje jashtë radhës dhe do mbledhin firmat, shpresojmë të kemi edhe përkrahjen e këshilltarëve të majtë sepse ky është problem për tërë qytetin, e quajmë emergjente dhe shpresojmë se mbledhje ta bëhet brenda 10 ditëve në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy