Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me kronologjinë e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në afërsi të Rinasit, ku u grabit me dhunë automjeti me paratë e një banke të nivelit të dytë.
Policia ka shpjeguar edhe kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja, duke theksuar se njoftimi i parë për grabitjen është dhënë në orën 13:10.
Me të marrë njoftimin, e parë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes autoritetet e para të rendit. Por sipas policisë, trafiku i rënduar i ka penguar ata që të jenë më të shpejtë në vendin e ngjarjes, fakt ky që u ka dhënë kohë të mjaftueshme grabitësve për t’u larguar.
Siç nënvizon policia, e ndodhur përpara trafikut rrugor, trupa e policisë, ka braktisur makinën, dhe është nisur në këmbë drejt vendit të ngjarjes.
Kjo ka bërë që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes me rreth 30 minuta pas sinjalizimit të parë të dhënë.
Kronologjia e ngjarjes sipas policisë:
Ne oren 13 :10 njofton patrulla e policise se mjetet e blinduara te Shoqerise Private sigurise fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .
Ne oren 13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë . Me marrjen e njoftimit patrulla e policise eshte nisur në drejtim te vendit ku eshte marre telefonata. Sqarojme se në mes te rruges eshte konstatuar trafik nga patrulla dhe jane detyruar te lene makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.
Ne oren 13 :29 shkon shefi i Komisariatit Vore ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.
Ne orën 13 :34 ka ardhur një tjetër telefonatë, nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë policore.
Ne oren 13 :35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike. Ata i kane shpjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.
Deri më tani, për grabitjen e ndodhur rreth orës 13:00 janë arrestuar të pesë punonjësit e firmës private të sigurisë, që kanë detyrë të garantojnë transportin e sigurt të parave.
Të arrestuarit janë Xhelil Metaj , 43 vjeç, Gentian Dedja , 31 vjeç, Perparim Logu , 39 vjeç, të tre punonjës të firmës SHPSF, si dhe dy shoferët e shoqërisë Endrit Daçi, 31 vjeç , dhe Dashamir Balla, 42 vjeç.
Policia thotë se autorët i kanë bërë pritë dy makinave të përshtatura si mjete të blinduara, dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke shpuar edhe gomat e përparme.
Autorët kanë përdorur motosharrë në pjesën e pasme të makinave të blinduara dhe kanë marrë më pas shumën e parave, e cila është ende e papërcaktuar. Dyshimet janë që të bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro.
Gjithashtu është konstatuar se kamerat e blindeve kanë qenë te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur në thasët e parave. Sipas policisë, vetëm në një thes ishte i vendosur GPS, i cili nuk është marrë nga autorët, dhe u gjet i vendosur poshtë sediljes së shoferit. Ndërkohë vendngjarje policia ka fiksuar gëzhoja.



