Sot është zhvilluar një tryezë qeveritare me pjesëmarrjen e kryenegociatores Majlinda Dhuka, e cila deklaroi se nga 27 kapituj, 33 janë mbyllur dhe brenda këtij vitit teknikisht negociatat duhet të mbyllen. Në studion e MCN Informacion, ekspertët Nirvana Deliu dhe Enton Dimni, së bashku me gazetaren Oliverda Allmuça analizuan zhvillimet e fundit që lidhen me këtë proces.
Nirvana Deliu, eksperte për integrimin
Janë vendosur kriteret e ndërmjetme. Kjo e lehtëson disi procedurën për dy kapituj. Kjo na ndihmon dhe na jep kohë.
Problematikat e brendshme shpesh na kanë penalizuar. Na kanë bërë që shpesh të vonohemi. Kemi qenë të fundit që kemi marrë liberalizimin e vizave. Shpesh kemi ngelur të fundit në klasë.
Është e vështirë të japësh një datë konkrete. Për mua e rëndësishme është të vazhdojë procesi. Siguria ushqimore është një nga kapitujt ku ne do të kemi një sfidë të madhe.
Oliverda Allmuça, gazetare
Ndryshim kursi nga Rama.
Nëse IBAR nuk merr vlerësimin pozitiv, është e pamundur t’i jepet besueshmëri Shqipërisë. Është e vështirë t’u thuash qytetarëve që ne e kemi mbështetjen apo jo. Përpos letrës, BE sheh edhe rastet e brendshme: skandale, sulme, korrupsion i zyrtarëve të lartë. Mendoj që aktualisht jemi përpara një testi të radhës.
E shoh të vështirë ta realizojmë brenda një 5-vjeçari. Me punën tonë e shoh të largët si ditë.
Enton Dimni, konsulent i projekteve të integrimit
Duhet të ndalemi te momenti kur anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor mori një impuls të ri. Është gjithmonë gjeopolitike, por është edhe teknike. Kjo që ndodhi pas luftës në Ukrainë, tani edhe në vetë BE, entuziazmi ka rënë. Ne jemi bishti i fundit i kavallit. BE ka 800 kokëçarje të tjera. Kur flasim për BE, anëtarësimi është i fundit. Më i miri në rajon konsiderohet Mali i Zi. Nga 6 vende, 2 do hyjnë. Sa do bëhet, varet nga ajo çka do të jetë strategjia e BE. Por nuk ka një strategji të përbashkët.



