
Aktiviteti çiklistik “Giro d’Italia” do të zhvillohet sot në Tiranë, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të disa rrugëve kryesore të qytetit nga ora 13:00 deri në ora 18:00.
Ky aktivitet është pjesë e etapës së parë të garës ndërkombëtare, e cila do të kalojë në disa segmente të rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato, në një intervistë për ‘MCN Live’, ka siguruar për qytetarët se bllokimi i rrugëve do të bëhet në mënyrë graduale, ndërsa theksoi se do të jenë të angazhuar 3200 efektivë për të garantuar sigurinë dhe efektivitetin e garës.
Për të garantuar një aktivitet pa probleme dhe për të minimizuar çdo pengesë për qytetarët, do të angazhohen shumë efektivë në terren.
Bllokimi i rrugëve do të bëhet gradualisht dhe do të kemi devijime të trafikut për të shmangur ngarkesat e panevojshme.
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, pëkatsisht ndalim qarkullimi dhe parkimi sot nga ora 09.05.2025, ora 13:00-18:00.
Bllokimi i rrugëve do të nis gradualisht, në segmentet e rrugëve: - Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);- Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;- Rrugën e “Elbasanit”,- Bulevardi “Bajram Curri”;- Rrugën “Ali Shefqeti”;- Rrugën “Alajdin Frashëri”;- Rrugën e Rexhekrit;- Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;- Rrugën “Sotir Çaci”;- Rrugen “Xhanfize Keko”;- Rrugen “Arkitekt Kasemi”;- Bulevardi “Zhan D’Ark”;- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;- Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.- Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës- Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”.
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
- Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
- Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës
- Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
- Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
- Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
- Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
- Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
Ndalim parkimi - Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00 në Segmentet e rrugëve:
- Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Në përpjekje për të minimizuar ngarkesat në rrugë, policia ka përcaktuar disa rrugë alternative dhe devijime të trafikut.
Pavarësisht bllokimeve, kemi marrë masa për të siguruar një kalim sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në garë.
Natyrisht që do të ketë ngarkesë trafiku gjatë kësaj periudhe, por kemi siguruar që devijimet të jenë të qarta dhe të mundësojnë një qarkullim normal të automjeteve në zonat alternative.



