“Nafta ka fitime kolosale”/ Shehu: Bankers s’duhet të ishte futur. Shqipëria e kishte eksperizën

“Nafta ka fitime kolosale”/ Shehu: Bankers s’duhet të ishte futur. Shqipëria e kishte eksperizën

Inxhinieri Fatmir Shehu tha në “Mcn Economy” se Bankers-i nuk duhet të ishte futur në industrinë e naftës, pasi Shqipëria e kishte ekipin të ngritur dhe i kishte pasuritë në dorën e saj. 

Sipas Shehut në themelet e kontratës së shtetit shqiptar me kompaninë qëndron një “gur i shtrembët”.  Ai ngre pyetjen ç’kuptim ka që është pranuar që investimet që ai bën ai brenda vitit duhet t’i rikuperojë. Shehu thotë se Shqipëria e kishte të gjithë ekspertizën, dhe mund t’i shponim vetë puset e naftës për një kosto shumë më të lirë. 

Një gur shumë i shtrembët që është vendosur në themelinë e kësaj kontrate, mesa kuptoj unë është që është pranuar që investimet që ai bën ai brenda vitit duhet t’i rikuperojë. Ç’kuptim ka kjo?! Çdo objekt që investohet ka të ashtuquajturën periudhë të vetshlyerjes. Në naftë është 25 vjet. Ti i jep 1,5 milionë dollarë që për mua është shumë shtrenjtë.

S’e di këta auditët që shkojnë atje çfarë ekspertët kanë, se mund të jenë juristë, ekonomistë, por nafta është shkencë dhe duhet një ekip shumë i përbërë dhe i kualifikuar. Me intuitë them se mund të bëhen falsifikime. Më merr mua në punë edhe më thotë do marrësh 8 mijë euro dhe më jep 300 euro, diferenca se nga shkon, se nga vete. 

Këtu punohet me nënkontraktorë. Aty bëhen marrëveshje që as i merr vesh njeri. Bankersi thotë që kam investuar 4 miliardë, por sa e kanë normën e fitimit? Kush kapitalist bën investime pa fitim?! Aq më shumë në naftë, që ka një natyrë specifike, që është një mall i kërkuar, nuk rri stok. S’ka si të dalësh me humbje. 

Kam një objeksion të tillë, puset e Marinzës i kemi shpuar ne në fillim, e njohim teknologjinë, pse të marrë një kompani kanadeze që të kërkojë trefshin e çmimit?! Industrinë naftënxjerrëse duhet ta kishte në tavolinë Albpetroli. S’duhej futur Bankers-i sepse ne e kishim gjithë ekspertizën. Ne e kishim ekipin e ngritur, kemi shpuar puse 6 mijë e ca metra. 

Të vijë kanadezi të na shpojë puse 2 mijë metra! Paratë i merr kanadezi. Faji më i madh në industrinë e naftës është që pasuritë që i kishim në dorë, ua jep të tjerëve, Albpetroli ishte, inxhinierit dhe projektuesit ishin. Aty ka fitime kolosale, nafta ka fitime kolosale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy